Për Ne

Profili i Spitalit

47577770_Subscription_XXL (17)

“KLINIKA EUROMED” SHPK Fushë Kosovë, është themeluar më 2007 dhe e regjistruar nën autoritetin e UNMIK-ut, Qeverisë së Kosovës, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë si Kompani e Biznesit, me certifikatën e regjistrimit NRB 70399160 me të njëjtin emër të biznesit.

Ndërmarrja është regjistruar në Zyrën për regjistrimin e bizneseve të Ministrisë për Tregti dhe Industri si ndërmarrje me përgjegjësi të kufizuar.

 

Klinika EUROMED është licencuar si Spital Special per Kirurgji  nga Ministria e shëndetësisë.

Fushëveprimi i ofruar i shërbimeve përfshinë si vijon: shërbimet mjekësore, shërbimet laboratorike, Radiologjia (X-Rrezet), Mamografia, CT (Tomografia e kompjuterizuar), MRI (Rezonanca magnetike krijimi i imazhit), DSA (Digital Subtractions Angiography), Neurologjia, Kardiologjia (diagnozat jo-invazive, Koronarografia, PTCA, Stentimi, Ehokardiografia,) Neurokirurgjia, Kirurgjia torakale, Kirurgjia abdominale, Laparoskopia, Kirurgjia ortopedike, Kirurgjia vaskulare, Kirurgjia pediatrie, ENT, Kirurgjia kokë-hundë, Neurologjia, etj.

 

Klinika EUROMED ekzistuese është e vendosur afër autostradës në drejtimin Prishtinë–Fushë Kosovë me qasje shumë të mirë dhe me kushte të mira të ambientit për spital, e cila përmban: 2,500 m² hapësirë të shfrytëzueshme, dhoma të pacientëve me një dhe dy krevate, apartamente, tri salla të operacionit dhe njësinë për kujdesin intensiv, kuzhinën për pacientë, dhoma pritjeje në të gjitha njësitë, parkingu për automjete, po ashtu edhe dhomat për prezantime dhe seminare. 

 

Klinika EUROMED është i vetmi spital privat në Kosovë e cila ka një staf mjekues të edukuar shumë mirë, bashkëpunim me doktorë eminent nga vendet perëndimore e po ashtu doktorë vendor shumë të njohur, dhe duke ofruar në këtë mënyrë një trajtim unik individual për secilin pacient, duke filluar prej vizitës së parë mjekësore deri te trajtimi final .

Raportet në mes të pacientëve dhe stafit është direkt dhe fillon që nga vizita e parë, duke vazhduar me këshillimet e nevojshme dhe përfundon me trajtim kirurgjik (te rastet kirurgjikale), terapeutik dhe me tretman rehabilitues.

 

READ MORE

 

Disa nga shërbimet
Radiologji dhe Imazheri te Avancuar
Rezonanca Magnetike, Compjuter Tomografi, Angio CT, RTG Digjital, Mamografia, Dex..
Kirurgjia e Pergjithshme
Kirurgji Abdominale
Kirurgjia Torakale
Ortopedia
Neurokirurgjia
Për më shumë caktoni një termin për vizitë
.